19 Prill 2024

Shqipëria rrit akcizën për duhanin

Tiranë, 24 tetor - Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje rritjen e akcizës së cigares. Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Erjon Braçe u shpreh se rritja e akcizës bëhet për ato produkte të cilat dëmtojnë shëndetin e qytetarëve.

 “Ne po i shkojmë deri në fund rritjes së akcizës për mallra që dëmtojnë shëndetin, siç është edhe cigarja. Kushtet në të cilat tregtohet sot duhani i japin një favor shumë të rëndësishëm të gjithë atyre që e tregtojnë, por në dëm të atyre që e konsumojnë.\"

\"Komisioni i Ekonomisë ka bërë një ndryshim duke zgjatur periudhën që do të administrohet rritja e sasisë së duhanit që do të vijë, dhe rregulli përfshin që nga momenti i vendosjes nga Këshilli i Ministrave për rritjen e akcizës e deri në hyrjen në fuqi të ligjit. Nuk do të jetë më e madhe se sa 5 për qind e sasisë së importuar mesatarisht në muaj”, - tha Braçe.

Ky projektligj u miratua me 72 vota pro dhe 1 votë kundër, atë të Spartak Brahos ndërsa ndryshimet në ligjin “Për prodhimin, transportin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transportin”, të ndryshuar dhe projektligji “Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Sistemin Evropian të Informacionit për Automjetin dhe Lejen e Drejtimit (EUCARIS)” u miratuan me 73 vota.

U miratuan me 72 vota dhe ndryshimet në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar si edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për linjën e kredisë për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)