28 Mars 2024

Ulet çmimi i naftës në botë

New York, 22 tetor - Ulet çmimi i naftës pas pesë vitesh për herë në parë, ndonëse çmimi i arit të zi, në bursat ndërkombëtare ka arritur 80 dollarë për fuçi.

Në një analizë të detajuar të agjencisë së lajmeve Bloomberg gjatë ditës së djeshme, bëhej e ditur se çmimi i naftës në tregun botëror aktualisht është në 80 dollarë për fuçi, ndërkohë që në datën 16 tetor çmimi arriti 79.78 dollarë për fuçi.

Ky është çmimi më i ulët i këtij produkti që nga viti 2012, sipas Bloomberg.

Lufta mes prodhuesve më të mëdhenj të naftës mbi reduktimin e furnizimit mund të çojë në çmime akoma më të ulëta, siç pati me parë tregtimi i naftës.

Gjatë katër muajve të fundit, çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm për shkak të ngadalësimit të ekonomive më të mëdha të botës, që përkthehet në kërkesë më të ulët.

Në sesionin e së enjtes, nafta bruto amerikane ra nën 80 dollarë për fuçi, për herë të parë që nga qershori i vitit 2012, për tu ngjitur sërish në rreth 82 dollarë të premten.

Sipas Bloomberg, në kohën kur një fuçi kushton 80 dollarë, prodhimi do të rritet me 5 për qind, ndërkohë që parashikimi i mëparshëm ka qenë për 12 për qind.

Ndërsa në rastin kur fuçia kushton 75 dollarë rritja e prodhimit do të ulet në 56 për qind, pra me rreth 500 mijë fuçi në ditë.  

Nafta Brent e Londrës kuotohet në 86 dollarë për fuçi, nga 116 dollarë që ishte në qershor. Analistët besojnë se rënia e çmimeve është ndikuar edhe nga rritja e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nivelin më të lartë në 30 vitet e fundit.

Industria e gazit dhe naftës në SHBA ka lulëzuar gjatë dekadës së fundit, ndërsa këtë vit Shtetet e Bashkuara po konkurrojnë edhe vendet më të mëdha eksportuese të naftës, si Arabia Saudite.

Ecuria në rënie që prej disa javësh ka prekur tregun botëror të naftës po vijon duke tronditur edhe çmimin e referencës Brent, që arriti deri në 88,11 dollar për fuçi, minimum që prej vitit 2010.

Klima e rritjes së pesimizmit për rritjen e ekonomisë botërore dhe ulja e çmimeve nga Irani, që ka ndjekur në këtë drejtim Arabia Saudite, shkaktuan rënien nën 90 dollarëve për fuçi, një barrierë psikologjike, por edhe teknike.

Por tendenca në ulje e çmimit të naftës dhe në përgjithësi e lëndëve të para, që janë pranë minimumeve në 5 vitet e fundit, nuk mund të shpjegohet vetëm me shkaqe teknike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)