25 Prill 2024

Alpha Bank blen aksionet e Citibank dhe Diners në Greqi

Athinë, 21 tetor - Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri njoftoi sot vendimin e përqendrimit me objekt përftimin e kontrollit, nga Aplha Bank S.A, të aseteve të zotëruara nga Citibank Internacional PLC.

Aplha Bank S.A. ka blerë asetet e zotëruara nga Citibank Internacional PLC., që i përkasin aktivitetit të shërbimeve bankare për individë të grupit ndërkombëtar të Citi në Greqi dhe të ndërmarrjes \"Diners Club of Greece Finance Company S.A.\" nëpërmjet përftimit të masës prej 100% të kapitalit aksionar.

Sipas vendimit, transaksioni, i cili realizohet në formën e përftimit të kontrollit të pjesshëm mbi një ndërmarrje (biznesi i Citibank) dhe të kontrollit eksluziv në shoqërinë Diners Co., sjell një ndryshim afatgjatë në cilësinë e kontrollit.

Përqendrimi nuk sjell asnjë ndryshim të strukturës së tregut bankar në Shqipëri, pasi Citibank International PLC. dhe Diners Club of Greece Finance Company S.A. nuk janë prezente në Shqipëri me asnjë filial, degë, shoqëri të lidhur apo asete (apo ndonjë formë tjetër aktiviteti).

Në konkluzionin e Autoritetit të Konkurrencës të Shqipërisë ky përqendrim është autorizuar, sepse nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit ose forcimit të pozitës dominuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)