19 Mars 2024

OBT: Tregtia globale u rrit nga 33 për qind në 48 për qind

Gjenevë, 21 tetor - Zhvillimi i ekonomisë dhe tregtisë botërore po karakterizohet nga ngritja e pozicionit dhe rëndësisë së vendeve në zhvillim në ekonominë globale, pjesëmarrja sa më shumë e vendeve në zhvillim në zinxhirin global të vlerës, ngritja e çmimit të lëndëve të para dhe mbështetja sa më shumë te njëra-tjetra e ekonomive të ndryshme, thekson një raport i publikuar të hënën nga Organizata Botërore të Tregtisë (OBT).

Raporti thekson se këto prirje u kanë sjellë vendeve në zhvillim sfida dhe shanse.

Raporti vjetor me titull "Tregtia Botërore 2014" thekson se që nga viti 2000, përqindja e vendeve në zhvillim në tregtinë globale u rrit nga 33 për qind në 48 për qind.

Sekretari i përgjithshëm i OBT-së Roberto Azevedo, tha se sistemi i tregtisë shumëpalëshe, i hapur, jodiskriminues dhe i bazuar mbi rregullat tregtare është baza e rëndësishme që siguron vendet në zhvillim të arrijnë rezultate ekonomike tregtare. \"Por, përsëri shumë vendeve në zhvillim, kanë ende një rrugë të gjatë,\" theksoi kreu i OBT-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)