18 Prill 2024

GAP: Bllokada e eksportit të miellit mungesë e komunikimit

Prishtinë, 19 tetor - Instituti GAP në një analizë të bërë për bllokaden e eksportit të miellit ka theksuar se bllokada e eksportit të miellit dhe keqkuptimet që dolën në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, janë si pasojë e mungesës së komunikimit të duhur në mes të qeverive të këtyre dy vendeve.

Edhe pse vendimi i Qeverisë së Shqipërisë ishte marrë në korrik të këtij viti, eksportuesit kosovar dhe Qeveria e Kosovës u njoftuan me këtë vendim vetëm afro tre muaj më vonë, kur edhe u bllokua eksporti i miellit për në Shqipëri.

Më 11 Janar 2014, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë nënshkruan Marrëveshje Kornizë me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe lehtësimin e tregtisë.

Megjithëse sipas GAP, Neni 2, pika A e marrëveshjes për tregti Kosovë-Shqipëri, qartazi theksohet se palët duhet të bashkëpunojnë për \"harmonizimin gradual të legjislacionit dhe standardeve në fushën e sigurisë se produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore, shëndetit të bimëve dhe kafshëve me interes të ndërsjellë\", një gjë e tillë nuk ishte bërë nga ana e dy shteteve.

\"Produktet bimore, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani përbëjnë rreth 32% të eksporteve të Kosovës për në Shqipëri. Eksporti i miellit përbën rreth 15% të eksporteve totale nga Kosova për në Shqipëri dhe njëkohësisht është produkti i dytë më i eksportuar.\"

\"Me 15 korrik 2014, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë z. Edmond Panariti kishte lëshuar një udhëzim administrativ \"për përcaktimin e treguesve të sigurisë së miellit të grurit të parapaketuar, për t\'u shitur te konsumatori i fundit ose për prodhimin e produkteve tjera ushqimore\", thekson GAP.

Si pasojë, me hyrjen në fuqi të udhëzimit të lartpërmendur për cilësinë e miellit, në pikën doganore u bllokuan disa kamionë që eksportonin miell nga Kosova për në Shqipëri, nën arsyetimin se nuk plotësonin kriterin e ri lidhur me nivelin minimal të proteinave në miell.

Eksportet e miellit nga Kosova për në Shqipëri u liruan disa ditë më vonë. Sipas burimeve zyrtare, bllokada kishte ndodhur vetëm si pasojë e metodave të ndryshme laboratorike për testimin e mostrave të miellit, e cila pastaj kishte shkaktuar keqkuptime tek interpretimi i rezultateve tek autoritetet doganore shqiptare.

Megjithëse eksportet e miellit ishin liruar, bllokada tregoi se Shqipëria dhe Kosova nuk kishin harmonizuar legjislacionin në fushën e produkteve ushqimore, dhe kjo përbënte shkelje të Nenit 2, pika A e  marrëveshjes tregtare të nënshkruar në mes të dy shteteve.

Kosova ka një ligj me anë të të cilit rregullohet çështja e sigurisë dhe cilësisë së miellit, mirëpo ky ligj nuk e specifikon sasinë minimale të proteinave në miell. Po ashtu, në Kosovë nuk ekziston një udhëzim administrativ i cili e specifikon metodën e analizimit të treguesve të miellit, ashtu siç ekziston një i tillë në Shqipëri.

Në vazhdim, me rastin e bllokimit të miellit pala shqiptare kishte shkelur edhe pjesën e marrëveshjes sa i përket informimit dhe lajmërimit të palës tjetër.

Sipas Nenit 2, pika E e marrëveshjes, palët duhet të bashkëpunojnë në \"krijimin e mekanizmave të informimit dhe lajmërimit reciprok në rastet e produkteve që nuk plotësojnë kërkesat e sigurisë dhe të legjislacionit të pronësisë intelektuale\".

Pala kosovare kishte pranuar lajmin për bllokadën e eksportit të miellit vetëm pas ngritjes së shqetësimit nga ana e bizneseve kosovare dhe jo nga institucionet zyrtare të shtetit shqiptar.

Brenda dy vitesh, Shqipëria ka bllokuar dy herë importin e miellit nga Kosova. Përderisa herën e parë arsyeja kishte qenë mungesa e analizave të aflotoksinës, herën e dytë kjo u bë me arsyetimin se mielli nga Kosova kishte nivelin e proteinës nën masën e kërkuar.

Harmonizimi i legjislacionit në fushën e cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore, siç është dëshmuar me rastin e miellit, është esenciale për realizimin e shkëmbimeve tregtare në mes të të dyja vendeve.

Aplikimi i standardeve të njejta merr një rëndësi edhe me të madhe kur kemi parasysh se produktet bimore dhe ushqimore zënë një peshë të rëndësishme në tregtinë në mes të të dyja vendeve.

Për këtë qëllim, Instituti GAP rekomandon zbatim sa më të shpejtë të pikës së marrëveshjes e cila kërkon krijimin e grupeve të përbashkëta punuese në fushat e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit të cilët  do të punonin në harmonizimin e legjislacionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)