28 Mars 2024

Konsumoni prodhimet kombëtare, bojktoni të huajat

Prishtinë, 17 tetor - Në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2014”, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, me moton: “Unë konsumoj prodhime vendore po Ju”, është hapur pika e 19 e Elkos-ETC në Vranjevcë të kryqyetetit. 

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Dhomës Kombëtare Tregtare, tha se nga ky invetsim i ri i hapjes së pikës së re të Elkos ETC, janë punësuar mbi 70 punonjës të ri.

“Këtu para konsumatorëve vendës, jemi duke promovuar prodhimet vendëse që janë në prioritet të parë dhe qytetarët duhet vetëdijësuar për të konsumuar prodhimet vendore dhe për të bojkotuar ato të huajat. “Unë konsumoj prodhime vendore po Ju”, është motoja e “Javëve të Biznesit Kosovar” 2014”, tha Shahini.

Sipas tij me bojkotimin e prodhimeve serbe, Serbia humb mbi 500 milionë euro, ndërsa përfituese do të ishte Kosova e cila do të shtonte prodhimtarinë.

Kryetari i AKB-së, tregoi se ky projekt tradicional për konsumimin e prodhimeve vendore, me slloganin  “Unë konsumoj prodhime vendore po Ju” organizohet tash mbi 12 vjet nga njëri qytet e shtet në tjetrin. 

Ai tregoi prodhimet vendore kanë nisur rrugëtimin nga 15 tetori dhe deri me 28 nëntor në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Malin e Zi, Turqi, Austri, Slloveni, Zvicërr, Gjermani e vende tjera.

“Prioritet është dhe do të mbetet promovimi i prodhimeve kosovare në vendet ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët e më gjerë dhe vetëdijësimi jo vetm i tyre, por edhe i konsumatorëve të huaj që të konsumojnë prodhimet kosovare që janë të cilësisë së lartë”, tha Agim Shahini.

Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Dhomës Kombëtare Tregtare, tha se pos promovimit të prodhimeve vendore, do të promovohen edhe të mirat edhe të gjitha potencialet që ofron Kosova.

“Potencialet zhvillohen vetëm nëse bashkohet kapitali, konsumohen prodhimet, të bojkotohen ato serbe dhe të huajat, në mënyrë që parat e gatshme mos të eksportohen jashtë vendit, pos prodhimeve vendore dhe këto para të invetsohen në Kosovë”, tha Shahini.

Ai kërkoi edhe nga diaspora shqiptare që të vijnë e investojnë kapitalin e tyre në vendlindje me qëllim të rritës dhe zhvillimit më të madh ekonomikë të viseve shqiptare.

Ramiz Kelmendi, pronar i Elkos ETC, tha se hapën pikën e 19 të shitjes me pakicë në ditëlnidjen e 25 të grupit në Kosovë.

“Jemi duke vazhduar me hapjen e mëtutjeshme në Republikën e Shqipërisë, për të rritur bashkëpunimin tregtar, pastaj gjatë nëntorit do të hapim edhe dy pika të tjera në Republikën e Maqedonisë dhe atë të Malit të Zi, në mënyrë që edhe ne afaristët të shtrihemi në  shtetet e regjionit”, tha Kelmendit.

Ai shtoi se grupi Elkos ka plane afatgjate për këtë dhjetë vjetor, duke shtuar investimin në afër 300 milionë në qendra tregtare, bujqësi, prodhimtari të shumta, duke dyfishuar numrin e të punësuarve.

“Të gjitha këto invetsime rreth 300 milionëshe janë pjesë e punës së palodshme që bëjnë stafi i grupit Elkos ETC, kompani kjo besnike e bashkëpunimit më të mirë në mes prodhuesve të Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Ramiz Kelmendi.

Pronari i Elkos ETC, premtoi mbështetje për podhuesit shqiptarë në rritjen e prodhimtarisë së tyre.

Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane, tha se projekti “Javët e Biznesit Kosovar “, ka rëndësi të madhe  në rritjen e prodhimtarisë vendëse. Ai ofroi mbështetje për prodhuesit vendor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)