25 Prill 2024

SHBA, Deficiti buxhetor, më i ulëti që prej vitit 2008

Washington, 16 tetor - Deficiti buxhetor i SHBA-ve arriti nivelin e tij më të ulët prej gjashtë viteve, kryesisht falë një rritje të të ardhurave nga rrija ekonomike, njoftoi të mërkurën Thesari amerikan.

Deficiti i financave të shtetit federal qëndroi në 483 miliardë dollarë për vitin 2014, me një rënie prej 29 për qind në raport me vitin 2013, që ishte 680 miliardë dollarë.

Kështu Shtetet e Bashkuara të Amerikës arrin nivelin më të ulët që prej vitit 2008 dhe shkon nën nivelin e 3 për qind të PBB-së.

Ky deficit përbën vetëm 2,8 për qind të PBB-së, që nuk ishte arritur që prej vitit 2007. “Ky deficit është më poshtë se mesatarja e 40 viteve të fundit”, u përgëzua sekretari amerikan i Thesarit, Jacob Lew, gjatë një konference për shtyp.

Ky riekuilibrim spektakolar i llogarive publike u iniciua vitet e fundit kryesisht nga masa shtrënguese të analizuara dhe diktuara nga Kongresi, që ka hasur në kundërshtimin e administratës Obama, e cila kishte mbyllur përkohësisht shërbimet administrative federale një vit më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)