23 Prill 2024

Konsumoni prodhimet autoktone për zhvillimin e kombit

Prishtinë, 15 tetor - “Javët e Biznesit Kosovar 2014” nisin sot në momente të jashtëzakonshme pas situatës së krijuar në Beograd, konkretisht dhunës në fushën e futbollit.

Ajo situatë na nxiti që projektin të nisim sot, para kohës me slloganin “Unë konsumoj prodhime vendore po Ju”, Bojkoto prodhimet e Serbisë”, tha Agimi Shahini kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Dhomës Kombëtare Tregtisë.

Ai gjykoi ashpër të gjitha sjelljet jo korrekte sportive ndaj futbollistëve të Kombëtares Shqiptare në Beograd.

“Projekti tradicional do ti prek të gjitha trojet autoktone shqiptare, ku do të ketë edhe  promovim të prodhimeve vendore në vende të ndryshme  pos atyre të Evropës edhe në Azi”, tha Agim Shahini.

Ai tregoi se panairi do të realizohet ndryshe nga vitet e kaluara dhe ka për qëllim rritjen e zhvillimit ekonomik, rritjes së vetëdijes së qytetarëve për të konsumuar prodhimet vendore.

“Bojkotoni prodhimet serbe  dhe mos i konsumoni prodhimet e huaja, si rezultat i asaj që ndodhi në Stadiumin e Beogradit”, tha kryetari i AKB-së dhe DHKT-së.

Agim Shahini, tregoi se ky projekt realizohet nga 15- 28 nëntor në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Malin e Zi, Turqi, Austri, Slloveni, Zvicërr, Gjermani e vende tjera. “Javët e Biznesit Kosovar” do të realizohet edhe në kuadër të festave të fund vitit, me qëllim të promovimit të prodhimeve kosovare në vendet ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët e më gjerë.

“Në këtë projekt do të marrin pjesë biznese nga të gjitha trojet etnike shqiptare, duke i sjellur konsumatorëve prodhimet të reja, cilësore me qëllim të rrijtes së ekonomisë vendore dhe ndaljes së eksportit të parave të gatshme që jashtë vendit shkojnë miliarda euro dhe e cila po e dëmton seriozisht ekonominë e Kosovës”, tha kryetari Agim Shahini.

Ai shtoi se me këtë do të promovojnë prodhimet vendëse në Evropë e Azi, duke organizuar panaire dhe darka me prodhime vendore në kuadër të festave të nëntorit dhe të fund vitit.

Sipas tij diaspora shqiptare, me këtë projekt, do të njohet edhe më shumë jo vetëm me bizneset, por edhe me prodhimet kosovare.

“Parat e diasporës që vijnë në Kosovës, duhet që të mbesin këtu e mos dalin jashtë shtetit”, tha kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe i Dhomës Kombëtare Tregtare.

Sipas tij Kosova aleatin më të madh e ka Serbinë, e cila edhe me ndihmën e simpatizantëve të saja u pas se çfarë dhune bënë ndaj futbollistëve të Kombëtares Shqiptare.  

“AKB-ja dhe DHKT-ja, do të kenë një fushatë të ashpër për të sensibilizuar konsumimin e prodhimeve vendore dhe ato të gjejnë tregje edhe në vendet tjera ku nuk janë dhe në mënyrë stihike te eksportonë në vende të ndryshme”, tha Agim Shahini.

Ai kërkoi nga konsumatorët shqiptarë që të konsumojnë e flasin shqip me qëllim të zhvillimit ekonomik kombëtar.

Burim Piraj, nga industria e mishit Meka, vlerësoi lartë realizimin e projektit të konsumimit të prodhimeve vendore, duke kërkuar nga qytetarët që më shumë se kurrë të kosnumojnë prodhimeve kosoavare.

Shaqir Palushi, prodhues i pijeve Frutex-Golden Eagle, tha se qytetarët duhet që të vetëijësohen dhe të konsumojnë prodhimet vendore. Sipas tij Kosova ka prodhime cilësore dhe më të mira se ato që importohen.

Suad Berisha, nga kolegji Universum, vlerësoi lartë realizimin e projektit tradicional për kosnumimin e prodhimeve vendëse, duke kërkuar nga qytetarët konsum edhe më të madhë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)