18 Prill 2024

Kosova me deficit tregtar prej 208,5 milion euro

Pishtinë, 30 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar ”Statistikat e Tregtisë së Jashtme”për muajin gusht 2014.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për muajin gusht 2014 prej 208,5 milion euro krahasuar me deficitin prej 204,7 milion euro me periudhën e njëjtët te vitit 2013.

Eksporti mbulon importin 13.7%.

Eksporti i mallrave në muajin gusht 2014 kishte vlerën 33,0 milion euro, ndërsa importi 241,6 milion euro, është një rritje prej (42.3%) për eksport si dhe (6.0%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (59.2%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (10.6%) produktet minerale, (7.2%) produkte bimore, (5.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (4.8%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (3.7%) tekstil dhe artikuj tekstili, (2.6%) lëkurë dhe artikuj prej tyre etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (22.0%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (15.0%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (10.2%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (8.7%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (6.2%) produkte të industrisë kimike, (5.4%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (4.7%) mjetet e transportit etj.

Partneret kryesor tregtar, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, në muajin gusht të vitit 2014 janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me 18.1% për eksport dhe 45.2% për import, ndërsa vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 33.2% për eksport dhe 29.9% për import. 

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Kinë (29.0%), Indi (12.4%), Shqipëri (11.4%), Maqedonia (10.6%), Itali (6.0%), Serbia (5.1%), Mali i Zi (4.7%) etj.

Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (15.7%),

Gjermania (10.4%), Greqia (8.7%),Turqia (7.6), Kina (7.5%), Italia (7.4%) etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)