26 Prill 2024

Rubla ruse në nivelin më të ulët historik kundër dollarit amerikan

Moskë, 26 shtator - Monedha rubla e Rusisë e ka arritur nivelin më të ulët hisrotik kundër dollarit amerikan, pasi perëndimi ka imponuar sanksione lidhur me krizën në Ukrainë.

Rubla sot ka shënuar rënie në 38.96 për një dollar, pas hapjes së tregjeve më Moskë.

Monedha euro, po ashtu, ka shënuar rritje dhe tash ajo vlenë 49.65 rubla.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë imponuar sanksione të reja kundër Rusisë, më 12 shtator, duke i marrë në shënjestër bankat dhe firmat kryesore energjetike dhe të mbrojtjes.

Megjithatë, ato kanë premtuar se do t’i reduktojnë ose tërheqin sanksionet, nëse Rusia u nënshtrohet obligimeve që i ka marrë me marrëveshjen e armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës dhe i tërheq ushtarët e saj, për të cilët Kievi dhe perëndimi thonë se i ka dërguar Moska për t’i mbështetur separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)