28 Mars 2024

Çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie për -1.8 për qind

Prishtinë, 19 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Importit” (IÇIMP) TM2–2014.

Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Importit në Kosovë pësoi rënie për -1.8 për qind në TM2 2014 krahasuar me TM1 2014. Krahasuar me TM2 2013 Çmimet e Importit pësuan rënie në një mesatare prej -0.6 për qind.

Çmimet e Importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -1.8 për qind në TM2 2014 krahasuar me TM1 2014. Rëniet më të mëdha të çmimeve ishin te sektorët produktet bimore (-18.5 për qind),shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (-6.0 për qind), mjetet e transportit (-5.7 për qind), vajrat ushqyese (-3.0 për qind), këpucët (-3.0 për qind), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-1.6 për qind), produktet minerale (-1.5 për qind), druri dhe artikujt e drurit (-0.9 për qind) dhe produktet e industrive kimike (-0.4 për qind).

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve te sektorët artikujt e ndryshëm të prodhuar (4.8 për qind), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit ( 2.0 për qind), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (1.1 për qind),për qind), letrat dhe artikujt e saj (0.7 për qind), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.6 për qind) dhe metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (0.3 për qind).

Çmimet e Importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -0.6 për qind në mes TM2 2013 dhe TM2 2014. Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te vajrat ushqyese (-7.8 për qind), mjetet e transportit (-6.5 për qind), produktet bimore (-4.6 për qind), produktet e industrive kimike (-2.4 për qind), produktet minerale (-2.3 për qind), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2.0 për qind), tekstili dhe artikujt e tekstilit (-1.3 për qind), druri dhe artikujt e drurit (-1.1 për qind), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1.1 për qind), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (-0.9 për qind), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.1 për qind) dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.1 për qind).

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te këpucët (7.1 për qind), letrat dhe artikujt e saj (4.7 për qind) dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit ( 1.8 për qind).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)