20 Prill 2024

Çmimi i një aksioni të "Alibaba" në Bursë arrinë 68 dollarë

New York, 19 shtator - Gjiganti kinez i tregtisë elektronike Alibaba Group vendosi të enjten çmimin e ofertës publike fillestare (IPO) në 68 dollarë për aksion, duke thyer një rekord në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Tani vlera e kompanisë në treg llogaritet të jetë 168 miliardë dollarë.

Aksionet e kompanisë filluan të shiten të enjten në Bursën e Nju Jorkut (NYSE) nën simbolin \"BABA\".

Duke ofruar 320 milion aksione, \"Alibaba\" do të grumbullojë 21.8 miliardë dollarë amerikanë, shumë që shënon një rekord të ri në ShBA, duke thyer rekordin që mbante kompania e kartës \"VISA\", që shiti aksione në vitin 2008 me një vlerë të përgjithshme prej 19.7 miliardë dollarë amerikanë.

Kompania Alibaba që u themelua nga Jack Ma në vitin 1999, është një nga më të mëdhatë e tregtisë elektronike në botë. Ajo kontrollon 80 për qind të të gjitha shitjeve online me pakicë në Kinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)