26 Prill 2024

Shkëmbimet tregtare Kosovë - Rusi nën minimale

Prishtinë, 17 shtator - Flamuri KosovësTë dhënat e Doganave të Kosovë tregojnë se shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Rusisë janë minimale.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, se sa i përket eksportit, Kosova në Rusi gjatë vitit 2013 ka pasur vetëm 2 eksporte,  derisa gjatë vitit 2014 nuk është shënuar asnjë eksport.

Sa i përket importit, Stavileci ka theksuar se Rusia ka eksportuar në Kosovë produkte bujqësore si grurë dhe disa produkte të tjera, por që janë në vlera minimale.

Qeveria e Kosovës të mërkurën iu është bashkuar vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Stavileci thekson se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës këto shkëmbime tregtare sado që janë minimale do të ndërpriten.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)