20 Prill 2024

Mbahet takimi i Gjashtë i Nëngrupit Punues për Shërbime

Prishtinë, 16 shtator - Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) u mbajt takimi i gjashtë i Nëngrupit Punues për Shërbime, i themeluar në kuadër të strukturave për Politika Tregtare, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Qeverisë së Kosovës, bizneseve dhe shoqatave të biznesit. Takimi është organizuar nga Departamenti i Tregtisë në MTI dhe është kryesuar nga Zef Dedaj, zyrtar i lartë për hartimin e Politikave Tregtare.

Qëllimi i takimit ishte informimi i bizneseve me të arriturat e deritanishme sa i përket fushës se shërbimeve, si dhe mundësia e  paraqitjes së shqetësimeve apo problemeve aktuale që sektori i shërbimeve aktualisht ballafaqohet, qofshin ato probleme teknike, legjislative, administrative apo edhe probleme te tjera lidhur me këtë sektor.

Në  takim u ngritën dhe u diskutuan edhe çështjet e parapara si informimi i bizneseve  lidhur me ngjarjet e fundit dhe me të arriturat në shërbime, si dhe informimi për fillimin  negociatave në kuadër të CEFTA-së.   Po ashtu u diskutuan edhe disa nga  inputet e marra nga bizneset, si: barrierat, sfidat dhe problemet që ata ballafaqohen këto biznese në Kosovë dhe në rajon.
Po ashtu, të pranishmit  u informuan  rreth funksionimit të operatorëve ilegalë në transportin urban si çështje e adresuar për zgjidhje në kuadër të institucioneve përgjegjëse.

Për më shume bizneset e fushës së transportit patën rastin t’i paraqesin edhe disa nga çështjet apo shqetësimet me të cilat ata po ballafaqohen, që janë të lidhura me transportin, si: problemi me kartonin e gjelbër,  shkurtimi i mundësisë së operimit të transportuesve të Kosovës në rajon dhe më gjerë.

Në fund, u kërkua nga Departamenti i Tregtisë që të mundësojë një adresim të profileve të sektorëve në përgjithësi nga asociacionet e biznesit dhe vetë bizneseve, do të ishte më i mirëseardhur se sa ankesat individuale të bizneseve të fushave të ndryshme, për të gjetur zgjidhje sa më adekuate për operimin efikas të sektorëve të shërbimeve në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)