25 Prill 2024

Jo konkurrent në eksport

Prishtinë, 15 shtator - Pronari i fabrikës për prodhimin e lëngjeve “Laberion”, Bashkim Osmani, është njëri nga eksportuesit lider të pijeve në Kosovë. Mirëpo Osmani përballet me probleme të shumta në veprimtarinë e tij.

Osmani konsideron se prodhuesve vendorë të pijeve, shteti është duke ua vështirësuar të bërit biznes. Sipas tij, vetëm në Kosovë paguhet akcizë prej 4. 5 cent për litër dhe kjo i bën jo të barabartë në treg.

“Puna e akcizës në lëngje është shqetësuese, sepse kur e merr parasysh koston dhe e zbërthen në përqindje, del një përqindje e madhe që duhet t’i paguhet haraç shtetit. Haraç po e them kushtimit për shkak se vetëm në Kosovë bëhet kjo, duke marr parasysh që shtetet tjera në rajon nuk e aplikojnë këtë formë të akcizës. E ka pasur Serbia për importues, por jo për prodhuesit vendorë, e ka pasur Shqipëria, në këtë rast një shifër simbolike diku 2 lekë për litër. E kanë pasur edhe vendet tjera të Ballkanit, mirëpo për shkak të integrimit në BE, Be-ja nuk lejon pengesa për prodhuesit vendorë”, thotë Osmani për Gazetën Tribuna.

Osmani thotë se kjo akcizë duhet të paguhet për të gjitha lëngjet, përveç atyre që janë qind për qind bazë frutore. “Te ne fatkeqësia më a madhe është se deri në vitin 2012 kemi paguar akcizë 4.5 cent për litër për të gjitha lëngjet natyrale, që kanë qenë me më pak se 50 për qind bazë frutore. Prej vitit 2012 pa ndërruar asnjë nen, asnjë formë ligjore me të njëjtat ligje në fuqi, na detyrojnë të paguajmë për të gjithë lëngjet, përveç lëngjeve që janë qind për qind. Qind për qind lëngjetme bazë frutore konsumohen shumë pak për shkak se ai nuk llogaritet pije, por ushqim”.

Osmani po ashtu shpreh shqetësim për shtrenjtimin e energjisë elektrike brenda një kohe të shkurtër. Ai thotë se është parapagues i rregullt dhe madje paguan avancë, që të ketë energji, mirëpo i ndalet pa paralajmërim.

“Kemi shpesh ndërprerje të energjisë elektrike dhe as që paralajmërohem. Na shkakton dëme dhe vetëm për ta kthyer në funksion prodhimin na duhen dy orë. Prapë bizneset po goditën nga ky shtrenjtim”, thotë Osmani.

Përkundër të gjitha këtyre probleme, Osmani ka investuar në fabrikë më shumë se 1 milion euro në linjën e re të prodhimit me standarde të larta.

“Para 3 muajve kemi instaluar linjën më të re në Evropë, jemi kompania e parë që prodhojmë lëngë në paketim 250 mililitra dhe 200 mililitra me tapë dhe me shkop..Ky është paketim superior dhe shpresojmë që me këtë investim të ri që e kemi bërë do të bëhemi lider në tregun vendor dhe rajonin, duke marr parasysh kualitetin dhe teknologjinë me standarde”.

Osmani me fabrikën e tij mbulon 30 për qind të tregut vendor dhe një pjesë të madhe ai e eksporton në vendet e rejonit, megjithëse vazhdon të ketë probleme me eksport për shkak që Kosova ende ka barriera.

“Eksportojmë në Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, Suedi dhe sivjet kemi filluar një eksport shumë serioz në Bullgari në këtë rast nuk eksportojmë me emrin tonë, por me një brend të një prodhuesi atje dhe jemi të kënaqur. Po vazhdojmë me kontakte të reja dhe të krijojmë eksport edhe më të madh. Kemi edhe Libinë që eksportojmë, mirëpo ka probleme me pagesa, për shkak të gjendjes atje”.

/Tribuna/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)