26 Prill 2024

Britania do ta përfshijë RMB-në si monedhë të rezervës valutore

Londër, 13 shtator - Sekretari britanik i Thesarit George Osborne njoftoi të premten se qeveria britanike synon të emetojë bono të denominuara në monedhën kineze RMB dhe t\'i përdorë të ardhurat për të financuar rezervën valutore të qeverisë.

Zëvendëskryeministri kinez Ma Kai dhe Osborne bashkëdrejtuan Dialogun e Gjashtë Ekonomik dhe Financiar Kinë-Mbretëri e Bashkuar që u mbyll po atë ditë në Londër.

Osborne e përshkroi këtë rezultat të dialogut si \"një çasthistorik\".

\"Teksa Kina po bëhet një pjesë gjithnjë e më e madhe e ekonomisë botërore, monedha e saj do të përdoren në mbarë botën. Ne duan të jemi vendi i parë në Perëndim që të shfrytëzojmë mundësitë që do të sjellë kjo,\" deklaroi Osborne.

Ndërkohë, emetimi i bonove në monedhën kineze do të thotë vende pune dhe investime në Britani, që janë fokusi i planit ekonomik afatgjatë të qeverisë, theksoi Osborne.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)