26 Prill 2024

Shpërblehet biznes-planet më të mira

Prishtinë, 9 shtator - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, sot ka ndarë gjashtë shpërblime për Biznes-planet më të mira. 

Fitues të shpërblimeve janë:

1.Arben Bajramaj –  Biznes-Plan për kultivimin e mjedrës
2.Abetare Domi – Biznes-Plan  për ofrimin e ushqimit të shpejtë
3.Kosovare Rexhepi - Biznes-Plan për rrobaqepësi dhe dizajn
4.Edita Berani -  Biznes-Plan për shërbime, trajtime të mjekësisë fizikale me rehabilitim
5.Fatmire Kamberaj – Biznes-Plan për qumësht dhe produkte të qumështit si:  djathë, kos, mazë, etj
6.Rinor Arifi – Biznes-Plan për bujqësi,  kultivimi i bimëve; rozmarina, menta dhe rigon të bardhë

Gjatë fjalimit të tij, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z.Nikaj tha: “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve do të vazhdojë të mbështesë ndërmarrësit e rinj me qëllim të lehtësimit dhe realizimit të planeve të tyre”.

Biznes-planet e vlerësuara nga juria profesionale janë shpërblyer me nga 5,000.00 euro të cilat mund të tërhiqen pas regjistrimit të biznesit dhe fillimit të implementimit.

Në garën e Biznes-planeve kanë qenë të ftuar të gjithë ndërmarrësit e rinj potencialë    (veçanërisht studentët) që nuk kanë pasur të regjistruar biznese, por të cilët kanë ambicie të zhvillimit të ndërmarrësisë së tyre.
Vlerësimi i Biznes-planeve më të mira është bërë nga një juri profesionale, në të cilën janë përfshirë edhe përfaqësues të asociacioneve të biznesit. Përparësi u është  dhënë  kritereve të mëposhtme.

•Ideja e elaboruar dhe praktikisht e zbatueshme e Planit të Biznesit.
•Resurset njerëzore dhe materiale për jetësimin e Planit të Biznesit.
•Kostoja e fillimit të biznesit nën 50000.00 euro.
•Burimet vetjake të financimit mbi 50%
•Deklarata e gatishmërisë për fillim të biznesit jo më larg se 30 ditë nga data e njoftimit për zgjedhjen eventuale nga juria profesionale.

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) do vazhdojë t’i mbështesë ndërmarrësit e rinj edhe në vitet e ardhshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)