26 Prill 2024

Evazioni fiskal një njollë e zezë për Rumaninë

Bukuresht, 22 gusht - Nga muratori që punon në të zezë deri tek rrjetet kriminale financiare, evazioni fiskal lulëzon në Rumani, duke hequr nga buxheti i saj me dhjetëra miliardë euro.

Sipas Komitetit të Këshillit të Evropës kundër pastrimit të parave, ekonomia e fshehtë përbën rreth 28,4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Rumanisë për vitin 2013, ose 40 miliardë euro.

“Bashkimin Evropian humbet një mij miliardë euro në vit për shkak të evazionit fiskal”, thekson Pralamenti Evropian.

Më të prekurat nga ky fenomen janë Rumania dhe Bullgaria.

“Evazioni fiskal që është në rritje në Rumani, përbën një rrezik për sigurinë kombëtare”, njoftoi ekonomisti Ionut Dumitru, president i Këshillit Fiskal.

Për shkak të mungesës së këtyre shumave spitalet janë në gjendje mjerane, nuk ka ilaçe për të sëmurët apo shkolla pa ujë të rjedhshëm, pasi fondet publike janë të pamjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojave të këtyre degëve jetësore të shoqërisë.

Dumitru thekson se, “të sakrifikosh shëndetësinë dhe shkollimin e një popullsie do të thotë të sakrifikosh të ardhmen e saj”.

Përball rritjes së kësaj “sëmundje”, qeveia ka krijuar një drejtori të posaçme të ngarkuar me luftën kundër rrjeteve kriminale që po pasurohen falë evazionit fiskal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)