23 Prill 2024

Rusia anulon ndalimin e importit të ushqimeve perëndimore

Moskë, 21 gusht - Kryeministri rus Dmitri Medvedev nënshkroi të mërkurën dekretin për anulimin pjesërisht të kufizimit për importin e produkteve të vendeve perëndimore.

Sipas qeverisë federale ruse, artikuj si farë patateje, farë qepe dhe rasate të salmonit dhe të troftës janë përjashtuar nga lista e ndalimit të importit.

Për të përballuar sanksionet ekonomike të SHBA-së dhe të Evropës, më 7 gusht, qeveria ruse publikoi listën e ndalimit të importit të ushqimeve dhe ndaloi përkohësisht importin e mishit, produkteve të qumështit, të frutave dhe të perimeve të prodhuara nga SHBA-ja, BE-ja, Kanadaja, Australia dhe Norvegjia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)