28 Mars 2024

Nuk ka barriera doganore karshi eksportuesve nga Shqipëria

Prishtinë, 19 gusht - Odën Ekonomike te Kosovës e vizitoi drejtori i doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, ku u bisedua për çështje të shumta ekonomike të cilat janë në vazhdën e partneritetit dhe të avancimit të bashkëpunimit në mes këtyre institucioneve.

U bisedua për rolin pozitiv që është duke luajtur Dogana e Kosovës në buxhetim si dhe në imazhin e kthyer të këtij institucioni mjaftë të rëndësishëm, imazh i cili po reflektohet pozitivisht jo vetëm në Kosovës, por edhe në dimensionin bilateral, dimensionin rajonal, evropian dhe global.

Dje në Shqipëri është plasuar një dezinformatë kinse doganat e Kosovës janë duke aplikuar një taksë shtesë për maunat me mallra nga Shqipëria, gjë e cila nuk qëndron sepse këtu kemi të bëjmë vetëm me një kompani vendore (kosovare)  e cila faturon shërbimet e transportit dhe nuk ka të bëjë asgjë me barrierë qoftë tarifore, qoftë jo-tarifore, e tëra kjo dezinformatë është qartësuar në mënyrë shumë të shpejtë dhe profesionale falë një bashkëpunimi të shkëlqyer në mes të Doganave të Kosovës dhe Doganave të Shqipërisë udhëhequr nga znj. Elisa Spiropali dhe një kontribut të dhomës së tregtisë dhe industrisë së Tiranës, gjegjësisht të z. Nikolin Jaka.

z. Gërxhaliu, falënderoi z. Rafuna, për punën dhe angazhimin e  tij në eliminimin e barrierave për të bërë biznes me Shqipërinë dhe më gjerë  si dhe në veçanti  e  theksoi rolin dhe kontributin e këshillit konsultativ në eliminimin e këtyre barrierave.

Drejtori Rafuna, çmon lartë partneritetin dhe dialogun konstruktiv me OEK-un dhe komunitetin e biznesit i cili dialog dhe partneritet i mundësoi dhe përshpejtoi reformat e filluara në Doganat e Kosovës në këtë vit.

Sfidat kanë qenë të shumta qoftë sa i përket depove doganore, procedurave të përshpejtuara, kanalit blu, deklarimeve elektronike, zgjidhja e problemit me import te tekstilit dhe shumë vështirësi të tjera të cilat për fat të mirë edhe për doganat edhe për komunitetin e biznesit, por edhe për Kosovën i takojnë të kaluarës.

Jemi të vetëdijshëm  për rezultatet e arritura, por na pret edhe një rrugëtim i gjatë i përbashkët drejtë arritjes së qëllimeve tona qëllime të cilat do të jenë në funksion të zhvillimit, ne funksion të buxhetimit dhe në mbështetje të sektorit privat duke përmirësuar ambientin biznesor.

z. Gërxhaliu theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij dialogu dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të arrihen efektet pozitive multiplikative të cilat do të jenë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Jemi të vetëdijshëm se reformat nuk janë gjithë herë të mirëpritura, por në rrugëtimin e Kosovës drejtë familjes evropiane dhe në fillimin e implementimit të marrëveshjes së MSA, këto reforma kanë qenë mese të nevojshme, por duhet kuptojmë se janë vetëm një hap i parë i një rrugëtimi të gjatë drejtë integrimit ekonomik dhe politik në familjen e evropiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)