18 Prill 2024

Deficit tregtar arrin në 188,6 milion euro për muajin qershor

Prishtinë, 30 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar ”Statistikat e Tregtisë së Jashtme”për muajin qershor 2014.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin qershor 2014 prej 188,6 milion euro krahasuar me deficitin prej 195,9 milion euro me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Eksporti mbulon importin 12.6%. Eksporti i mallrave në muajin qershor 2014 kishte vlerën 27,1 milion euro, ndërsa importi 215,7 milion euro, është një rritje prej (2.9%) për eksport si dhe një rënie prej dhe (-3.0%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (51.6%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (15.8%) produktet minerale, (6.5%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (5.3%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (4.5%) produkte bimore, (4.1%) lëkurë dhe artikuj prej tyre (3.2%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (3.1%) tekstil dhe artikuj tekstili etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (16.5%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (13.5%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (10.4%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (9.5%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (7.6%) produkte të industrisë kimike, (5.9%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.7%) mjetet e transportit, (5.4%) kafshë të gjalla, produkte me origjinë kafshe, (5.4%) produkte bimore etj.

Partner kryesor tregtar, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, në raport me marsin e vitit 2014 janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me 37.7% për eksport dhe 41.7% për import, ndërsa vendet e CEFTA-së merr pjesë me 44.6% për eksport dhe 28.3% për import.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali (24.6%), Shqipëri (14.5%), Serbia (12.8%), Maqedonia (10.8%), Turqi (5.6%), Kinë (5.2%), Mali i Zi (4.3%) etj.

Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.3%), Gjermania (11.2%), Turqia (9.6), Kina (8.5%), Italia (6.9%), Greqia (6.0%), Shqipëria (5.6%). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)