24 Prill 2024

Juani kinez arrin vlerën më të ulët në 16 muaj

Pekin, 25 prill - Juani kinez ka rënë në nivelin më të ulët në 16 muajt e fundit, pavarësisht shenjave të një përmirësimi të vogël në sektorin e manifakturës.

Vlera e këmbimit të dollarit amerikan me juanin në fillim të tregtimit ditën e enjte arriti në 1 me 6.2465, nga 6.2375 që ishte të martën.

Dobësimi i monedhës kineze është në nivelet më të larta që prej dhjetorit 2012.

Që prej fillimit të këtij vitit juani ka humbur 3.1 për qind të vlerës së tij, më shumë se rritja e vitit të kaluar prej 2.9 për qind.

Sivjet monedha kineze ka paraqitjen më të dobët ndër monedhat aziatike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)