25 Prill 2024

SHBA, inflacioni pritet të rritet me ngadalë

New York, 17 prill - Kryetarja e Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara Janet Yellen, thotë se inflacioni pritet të rritet me ngadalë nga nivelet aktuale për të arritur në nivelin 2 për qind, që është objektivi i Bankës Qendrore para se ajo të fillojë të ngrejë shkallët e interesave. 
 
Në fjalimin e saj të parë të rëndësishëm që nga ardhja në këtë post, zonja Yellen tha në takimin e Klubin Ekonomik në New York se niveli i ulët i inflacionit po ndikohet “përkohësisht” nga faktorë të tillë si ngadalësimi i rritjes së çmimeve të energjisë për konsumatorët. Por ajo shtoi se parashikimet afatgjata për inflacionin mbeten të qëndrueshme.
 
Ajo tha se Rezerva Federale nuk pritet ta ngrejë nivelin e interesit, deri sa kuotat e inflacionit dhe papunësisë të bëjnë të nevojshë një gjë të tillë.  
 
Zonja Yellen po ashtu paralajmëroi se zyrtarët vazhdojnë të parashikojnë vetëm një rënie graduale të papunësisë gjatë 2-3 viteve të ardhshme, edhe pse ajo tha se rimëkëmbja e ekonomike e vendit deri tani ka shënuar arritje të rëndësishme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)