26 Prill 2024

Suficiti tregtar i Eurozonës arrin në 13.6 miliardë euro

Bruksel, 16 prill - Sipas statistikave të publikuara të martën nga Zyra e Statistikave e BE-së (Eurostat), gjatë muajit shkurt Eurozona pati një suficit tregtar prej 13.6 miliardë eurosh, nga 9.8 miliardë që ishte vitin e kaluar.

Të dhënat tregojnë se, pas rregullimit sezonal, eksportet nga Eurozona në shkurt u rritën me 1.2 për qind në krahasim me janarin, ndërsa importet 0.6 për qind.

Eurozona doli nga recesioni në tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Komisioni Europian parashikon se sivjet ekonomia e Eurozonës do të rritet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)