29 Mars 2024

Çmimet e konsumit në Kosovë rriten për ,0,2 për qind

Prishtinë, 14 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Konsumit“ (IÇK) për muajin mars 2014.

Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë për muajin mars 2014 është më i lartë për 0,2 për qind, krahasuar me muajin shkurt 2014.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2014 me muajin mars 2013 ishte 0,3 për qind.

Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: Pemët (5,3 për qind), perimet (1,0 për qind) me një ndikim të përbashkët prej 0,2 për qind në IÇK-it.

Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: Mish (3,4 për qind), pemë (10,0 për qind), duhan (6,6 për qind), veshje (3,3 për qind), këpucë (3,8 për qind), orendi dhe aparatura, qilima dhe shtroja tjera për dysheme (1,6 për qind), shërbime hoteliere (2,8 për qind), shërbime bankare (10,7 për qind) me një ndikim të përbashkët prej 1,5 për qind në IÇK-it.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet: Bukë dhe drithëra (-5,8 për qind), vajra dhe yndyra (-11,4 për qind), perime (-4,1 për qind), sheqer dhe ëmbëlsira (-4,2 për qind), përdorimi i pajisjeve për transportin personal- naftë dhe benzinë për (-3,4 për qind), me një ndikim të përbashkët prej -1,2 për qind në IÇK-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)