23 Prill 2024

Eksporti i Kosovës në Shqipëri është rritur me 11 për qind

Prishtinë, 30 gusht - Sot në pikën kufitare Vërmicë është mbajtur një takim i përbashkët i dy administratave Doganore të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm Lulzim Rafuna priti sot zëvendës drejtorin e Doganës së Shqipërisë Gëzim Demushi me bashkëpunëtor. 

Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit mes këtyre dy shteteve, ku si rezultat i këtij bashkëpunimi  vërehet edhe zhvillimi i bizneseve në të dy vendet.

Vetëm gjatë këtij gjashtë mujori importi i Shqipërisë është rritur me 30% kurse edhe eksporti Kosovar në Shqipëri është rritur me 11%. 

Temë tjetër ishin  edhe informimi lidhur me implementimin e procedurave te reja nga Dogana e Kosovës.

Sa i përket çështjes së importit përmes terminaleve doganore Rafuna tha se “Dogana e Kosovës nuk ka vendosur ndonjë taksë shtesë e cila duhet të paguhet, por se Dogana e Kosovës ka lëvizur nga zhdoganimet në kufi në zhdoganime të brendshme e cila është edhe një praktikë evropiane e cila zbatohet në të gjitha vendet evropiane dhe rajonale e që gjithashtu është kërkesë e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimi (MSA) dhe procesit të liberalizimit të vizave”.

Demushi tha se edhe pala shqiptare është falënderuese dhe është e gatshme të bashkëpunojë për krijimin e lehtësirave doganore në kuadër të ligjeve respektove.”
 
Si rezultat i takimit të përbashkët dy Doganat u pajtuan që të themelojnë grupe punuese të përbëra nga stafi i dy Doganave ashtu që trajtohen procedurat Doganore të cilat do të ndikonin direkt në thjeshtësimin e mëtejmë të procedurave të importi dhe eksportit të mallrave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)