20 Prill 2024

Prodhimet shqiptare mund të bëhen liderë në tregun rajonal

Prishtinë, 9 tetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) prezantoi projektin tradicional “Javët e Biznesit Kombëtar” në Kosovë me moto: "Unë konsumoj prodhime vendëse po Ju? Realizimi i saj do të bëhet nga 15 deri me 19 tetor.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se “Javët e Biznesit Kombëtar”, është një nismë e AKB-së dhe organizatave simotra të saj në Shqipëri, Preshevë, Mal te Zi, Maqedoni, dhe Luginë e Preshevës që synon rritjen e vetëdijes së popullatës mbarëshqiptare për të konsumuar mallra cilësorë që mbajnë vulat si prodhim vendor dhe jo i importuar nga vende të huaja.

Sipas tij kjo pritet të sjellë një vetëdijesim më të madh te qytetarët mbarëshqiptar, se prodhimet vendëse tashmë janë cilësore dhe konsumimi i tyre është në të mirën e të gjithëve.

Rritja e bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri e më gjerë në Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë.

Prezantimi i prodhuesve dhe grosistëve mbarëshqiptar me produktet e tyre. Vetëdijesim të prodhuesve vendor dhe grosistëve që të rritet edhe më tutje cilësia e produkteve si dhe të ofrohen çmime më të favorshme për xhepat e konsumatorëve.

“Promovim i Kosovës dhe Shqipërisë si dy vende që mund të bëhen liderë absolutë në tregun rajonal sidomos në fushën e bujqësisë, turizmit dhe energjetikës”, tha Shahini.

Ai shtoi se “Javët e Biznesit Kombëtar”, u realizuan në Shqipëri,  Maqedoni dhe Malit të Zi, tani do te vazhdohet në Kosovë dhe me pas në  Preshevë në kuadër të “100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë” dhe do të ofrojë gjatë këtyre ditëve për konsumatorët jo vetëm prezantim të produkteve por edhe shitjen e tyre direkt nga tavolinat e prezantimit.

Agim Shahini, shtoi se AKB-ja, tenton të ndërtojë kanale të reja komunikimi në mes të prodhuesve kombëtar , vendim-marrësve dhe konsumatorëve. Si i tillë, projekti do t’u jep afaristëve vendor një kredibilitet të ri në tregun mbarëshqiptarë si dhe shtytje për ngritje të shkallës së eksportit.

 “Qasja në tregjet e reja ka një rëndësi të veçantë për biznesin kosovarë. Pasi AKB-ja është ombrellë e prodhuesve, tregtarëve dhe shërbyesve, ajo duhet të përmbushë kërkesat e anëtarëve të saj që të sigurojë promovimin e prodhimeve të tyre jashtë vendit.

Ai shtoi se ekonomia e Kosovës po rritet, por duhet të ketë infrastrukturëa dekuate ligjore dhe rrugore. Tashmë infrastruktura rrugore ëhstë përmirësuar dukshëm me autostradësn Kosovë Shqipëri  dhe e cila ka sjell rezultate pozitive.

“Projekti Javët e Biznesit Kombëtar ka zgjuar jehon të madhe dhe rezultatet e saja janë të fuqishme”, tha Agim Shahini.

Sipas tij, panairi i AKB-së do të tërheqë ekspozues të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës  ku t’i shërbejë rritjes së bashkëpunimit në mes sektorit prodhues  dhe atij përpunues, si dhe lidhjes së kompanive vendore me bizneset nga vendet e Shqipëri, Maqedoni,  Malit të Zi dhe Luginë e Preshevës.

Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së, prezantoi projektin, ku  aktivitetet do të fillojnë nga 15 tetor. Ekspozimi i prodhimeve  do bëhet në Prishtinë, me 16 tetor

në Mitrovicë dhe me 17 tetor mbahet në Prizren ku do të marrin pjesë:kompanitë prodhuese nga Kosova,  Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Gjatë ekspozimit bizneseve kombëtare do të ofrojnë për konsumatorët edhe shitjen e tyre direkt nga tavolinat e prezantimit. Po ashtu do të mbahet edhe Darka e Lamës me përmbylljen e korreshirjes së lulediellit.

Sipas znj. Ajdini, me këtë projekt synojnë të fuqizojnë kanale të reja komunikimi në mes të prodhuesve kombëtar, vendim-marrësve dhe konsumatorëve.

Si i tillë, projekti do t’u jep afaristëve një kredibilitet të ri në tregun mbarëshqiptarë si dhe shtytje për ngritje të shkallës së eksportit per gjitha vendet.

Po ashtu përmes projektit synojnë informimin e  qytetarëve të Kosovës  për prodhimet dhe shërbimet kombëtare të cilat meritojnë një trajtim më të mirë, te konsumojnë produkte kombëtare si dhe të krijojë partneritet me te gjithë afaristët mbarëshqiptarë.

Ahmet Kuçi, pronar i fabirkës së këpucëve Solid nga Theranda, e vlerësoi shumë të sukseshme realizmin e projektit, duke thënë se rezultat nga panairet ishin mjaft frytëdhënëse. 

Ai vlerësoi rolin e madh të AKB-së në procesin  promovimit të prodhimit vendës. Enver Sylkaj, nga bodrumi i verës Haxhijaha nga , tha se pjesëmarrja në këtë aktivitet do të shell rezultate pozitive.

Sipas tij Kosova ka tradit  të gjatë të kësaj fushe si dhe prodhime cilësore. Fetah Ostërgllava, nga fabrika e ujit  të Kllokotit, panairin e cilësoi se do të jetë i dobishëm, ku nga të cilat  nuk kanë munguar rezultatet e promovimit dhe shitjes.

Edhe përfaqësuesi nga Devolli group, që prodhojnë lëngje, qumshtë, kafe dhe sungjer aktivitet e AKB-së i cilësoi shumë të larta nga e cila kjo kompani është anëtare tash një kohë të gjatë.

 Vlerësime dhe rezultate pozitive nga projekti pretsin edh ekompanie e prodhimit të pijeve Sinalco nga Burimi me licensë gjermane.

Edhe Fabrika për prodhimin e mishërvae dhe sallamit Meka nga Sharri, tha se projekti do të sjell rezultate  të kënaqshme për kompanin dhe  në këso aktivitet marrin pjesë çdo herë.

Taulant Koshi, nga fabrika e prodhimit të majonezit, keqapit e  perimeve Mix nga Prizreni dha  vlerësime të larta për projektin dhe atë e cilësoi shumë të qëlluar.  Ai tregoi se eksportojnë vende të ndryshme.

Suad Berisha, nga Kolegi Universum, tha se në këtë projekt pos prodhuesve, po marrin pjesë edhe institucionet arsimore.

Ndërsa Muharrem Osmani, nga fabrika e prodhimit të detergjenteve të lëngjshme Euro Komerc nga Mitrovica, realzimin e këtij projekti e vlerësoi  shumë të sukseshëm . ai tregoi se prodhojnë mbi 60 lloje të  shamponëve e të cilat janë të cilësisë së lartë.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)