28 Gusht 2015

Tregti

Fillon rritja e bursave kineze

Pekin, 28 gusht - Aksionet kineze janë rimëkëmbur pak, pas humbjeve tronditëse në fillim të kësaj jave, që kanë përhapur frikë në tregjet globale. Indeksi kryesor i Kinës Shangai është rritur të premten për 1.1 përqind, përkatësisht në 3,123.04 pikë.Lexo

Kina lehtëson ligjet e blerjes së shtëpive për të huajt

Pekin, 28 gusht - Qeveria kineze lehtësoi kufizimet për investimet e huaja në tregun e pronave të vendit.Lexo

Kërkohet reformimi i sistemit të mbikëqyrjes së tregut

Prishtinë, 27 gusht - Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u mbajt takimi i Grupit Punues për përmirësimin e klimës së biznesit, investimeve publike dhe investimeve në infrastrukturën e cilësisë, në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës (KKZHEK). Në këtë takim u analizuan mundësitë dhe alternativat e mundshme për të reformuar sistemin e mbikëqyrjes së tregut në përgjithësi në Kosovë. Lexo

Vazhdojnë luhatjet në tregjet e aksioneve

Pekin, 27 gusht - Tregjet e aksioneve në Azi shënuan rënie të mëtejshme, megjithëse Pekini mori masa për të stimuluar rritjen e ekonomisë së dytë më të madhe të botës. Lexo

Bien përsëri aksionet në Kinë

Pekin, 26 gusht - Në Kinë, bursa pësoi një tjetër goditje, duke u mbyllur me një rënie prej 7.6 përqind. Shqetësimet rreth ekonomisë së Kinës kanë çuar në rënien e çmimeve të aksioneve dhe të naftës kudo në botë, ndërkohë që sot, tregjet në SHBA e rimorën veten pas tronditjes së djeshme.Lexo

SHBA: Kina duhet të vazhdojë të nxitë reformën financiare

Washington, 25 gusht - Shtëpia e Bardhë shprehu të hënën shqetësim për lëkundjet e kohëve të fundit në tregun monetar kinez, duke shpresuar se Kina do të nxitë më tej mekanizmin e përcaktimit nga tregu të kursit të këmbimit të monedhës RMB.Lexo

previous

1-6 Nga 2991

next

© Copyright - Agjencia - Ekonomia - 2005 - 2015 - All Rights Reserved | Powered by Refresh