17 Shtator 2014

MINISTRIA E EKONOMISË DHE FINANCAVE

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO/ REPUBLIC OF KOSOVO

QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVO

MINISTRIA PËR EKONOMI DHE FINANCA
MINISTARSTVO ZA PRIVREDU I FINANCIJE
MINISTRY OF ECONOMY AND FINANCE


Ministria e Ekonomisë dhe Financave në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të datës 15 qershor 2010, të nënshkruar në mes të ministrit të Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala dhe shefit të EULEX-it z. Yves de Kermabon, me qëllim të emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Njësisë së Inteligjencës Financiare, shpallë:

Konkurs

Përshkrimi i vendit të punës

Titulli i pozitës:    Drejtor i Përgjithshëm i Njësisë së Inteligjencës Financiare    

I raporton:              Bordit Menaxhues të Njësisë së Inteligjencës  Financiare 


Kohëzgjatja e kontratës:  3 vite me mundësi të vazhdimit
Kontrata do të nënshkruhet me hyrjen në fuqi të       Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit
                                                

Përmbledhje e përgjithshme:

Njësia e Inteligjencës Financiare është institucioni i vetëm administrativ   kompetent për të ushtruar  funksionet në mbledhjen e informacioneve që kanë të bëjnë me shpëlarjen e parave dhe financimin e aktiviteteve terroriste në  Republikën  e Kosovës. Si e tillë, me përgjegjësitë që do të  barten në Qeverinë e Republikës së Kosovës është  rregulluar me Ligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit në të cilin janë përcaktuar përgjegjësitë themelore për fushëveprimin e këtij institucioni. Legjislacioni dhe veprimet e Njësisë së Inteligjencës Financiare zbatohen në koordinim të ngushtë me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, që janë prezent në dhe jashtë Kosovës. Drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare do të emërohet nga Bordi Mbikëqyrës i Njësisë së Inteligjencës Financiare me propozim të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave.   

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

·    Zbaton dispozitat e Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizimit;
·    Përpilon, raporton dhe i siguron çdo  anëtari  të bordit raport për punën  e Njësisë;
·    Bën menaxhimin dhe avancim e Njësisë së Inteligjencës Financiare sipas praktikave më të mira evropiane;
·    Ushtron kompetencat e veta në përputhje me nenin 10 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit;


Kualifikimet profesionale

·    Diploma Universitare në Ekonomi, Juridik, Financa, Menaxhment, Banka;

·    Njohuri për funksionet e përgjithshme të Njësisë së Inteligjencës Financiare;

·    Të ketë pesë vite përvojë  pune menaxhuese në profesionin përkatës;

·    Njohuri të mira të legjislacionin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit, trendët e politikave dhe dokumenteve tjera përkatëse për zhvillim të Njësisë sipas praktikave më të mira  evropiane për përafrim;

·    Shkathtësi për të punuar në një ambient të orientuar në rezultate;

·    Integritet të lartë moral, aftësi të larta komunikimi dhe vendim-marrëse;

·    Njohuri në përdorimin e kompjuterëve dhe të softuerëve të ndryshëm;

·    Njohja e gjuhës angleze e preferueshme.

Kushtet e veçanta    

·    Të mos ketë pasur një pozitë politike  në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kuvendin e Kosovës, në pushtetin lokal, parti politike ose sindikata;
 
·    Të mos ketë interes direkt apo indirekt me subjektet  raportuese të parapara me Ligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizimit;

·    Të mos ketë konflikt interesi.


Aplikacionet e kompletuara duhet të dërgohen në ndërtesën e MEF-it në Prishtinë, në ndërtesën e Qeverisë, kati 12-të, në zyrën e Burimeve Njerëzore, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në gazetë. Kopja e CV-së personale me dëshmitë për edukimin dhe për përvojën e punës duhet bashkangjitur në aplikacion.

Emrat e kandidatëve që do të ftohen në intervistë do të kontaktohen individualisht.

MEF-i ofron mundësi të barabarta punësimi për femrat dhe pakicat.


<<  Klikoni këtu për të shkarkuar shpalljen >>

Shpėrndaje artikullin:

Prapa

© Copyright - Agjencia - Ekonomia - 2005 - 2015 - All Rights Reserved | Powered by Refresh