29 Maj 2017

MINISTRIA E EKONOMISË DHE FINANCAVE

Republika e Kosovës
Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Ekonomisë dhe Financave
                         Ministarstvo Privrede i Finasija – Ministry of Economy and Finance

Zyra e Sekretarit të Përhershëm - Kancelarija Stalnog Sekretara – Office of Permanent Secretary


Ministria e Ekonomisë dhe Financave, e Republikës se Kosovës, me qëllim të përkrahjes së kategorive të veçanta të Studentëve, shpallë:

KONKURS

PER BURSE STUDIMESH

1.    Ministria e Ekonomisë dhe Financave, nga buxheti i saj, do të veje ne dispozicion 10 (dhjetë) Bursa për Studentë, të cilët vijnë nga Republika e Malit të Zi, të cilët ndjekin studimet në Universitetin e Prishtinës, në drejtimet : Ekonomi, Administrim Biznesi, Banka dhe Financa, Financa Publike, Juridik. Bursa për secilin fitues ka vlerën 50 €, në muaj, për një periudhe 1 (një) vjeçare.

2.    Kandidati për fitim të Bursës, duhet të paraqesë këto dokumente:

·    Kërkesë me shkrim për fitim të Bursës;
·    Dëshminë mbi regjistrimin në Fakultetin përkatës si Student i rregullt;
·    Dëshminë mbi suksesin e vitit paraprak (certifikata e notave, suksesi i studimeve, per Studentet e vitit te pare certifikata e shkollës së mesme);
·    Dëshmi, që Studenti është Banor i Republikës së Malit të Zi;
·    Dëshminë mbi gjendjen ekonomike (dëshmitë nxirren në Qendrën për Punë Sociale);
·    Vërtetimin mbi numrin e Anëtarëve të Familjes;
·    Certifikatën e Lindjes dhe Kopjen e Letërnjoftimit;
·    Studenti duhet të sjellë kopje të xhirollogarisë bankare, në Emrin e vet personal.

3.    Afati i dorëzimit të Dokumentacionit është deri 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e Shpalljes në Gazetë.

4.    Dokumentet dorëzohen në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, në Katin 12, Zyra nr. 03,
Tel : +381 38 200 34 309, email : [email protected]

Jeni të mirëpritur.

Ju Faleminderit !



<<  Klikoni këtu për të shkarkuar shpalljen >>     

Shpėrndaje artikullin:

Prapa
Prishtina International Airport Adem Jashari / Limak Kosovo
Nr. Fl. Nga Statusi
TK1017Istanbul - AtaturkSCHEDULED 08:11
EZS1483GeneveSCHEDULED 08:35
TB1651BrusselsSCHEDULED 08:49
WK402ZurichSCHEDULED 08:39
WK1406ZurichSCHEDULED 08:42
Nr. Fl. Për Statusi
EZS1484GeneveSCHEDULED 09:20
TK1018Istanbul - AtaturkSCHEDULED 09:25
TB1652BrusselsSCHEDULED 09:45
WK403ZurichSCHEDULED 09:50
WK1407ZurichSCHEDULED 10:00

© Copyright - Agjencia - Ekonomia - 2005 - 2015 - All Rights Reserved | Powered by Refresh