21 Shtator 2014

MINISTRIA E EKONOMISË DHE FINANCAVE

Ministria e Ekonomisë dhe Financave, në bazë të kushteve dhe rrethanave të punësimit të shërbyesve civil, të përcaktuara me Rregulloren me Nr. 2001 / 36, “Për Shërbimin Civil të Kosovës” dhe Urdhëresën Administrative Nr. 2003/2, publikon këtë :

KONKURS

Përshkrimi i vendit të punës :

Titulli i pozitës:    Udhëheqës i Administratës së Bordit të Pavarur për Rishqyrtim të Ankesave

I raporton:              Sekretarit të Përhershëm të MEF.
 
Përmbledhje e përgjithshme :

Formimi i Bordit të Pavarur për Rishqyrtim, është bërë me Rregulloren 2000/20, datë 12.04.2000 dhe Udhëzimin Administrativ me Nr. 2000/7, datë 12.04.2000.

Bordi i Pavarur për Rishqyrtim (BPR), është Institucion i pavarur, që shqyrton ankesat e paraqitura ndaj Vendimeve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kur Tatimpaguesi është i pakënaqur, duke u mbështetur në Ligjin Nr. 2004/48 “Për Administratën Tatimore dhe Procedurat”.

Gjithashtu, në BPR, rishqyrtohen edhe Vendimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës (DK), sipas Rregullores Nr. 2004/1 “Mbi Kodin Doganor të Kosovës”.

Në BPR, merren në shqyrtim edhe ankesat për Vendimet e Bordeve Komunale (BK), sipas Rregullores Nr. 2006/59, “Për Ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2003/29 Mbi Taksat në Pasurinë e Paluajtshme në Kosovë”,

Bordi i Pavarur për Rishqyrtim, përbëhet prej dy pjesëve:
·    Pjesa Administrative dhe 
·    Pjesa ekzekutive.

Pjesa Administrative, përbehet nga Udhëheqësi i Administratës së BPR, Asistenti administrativ, Koordinatori i seancave për Rishqyrtim të Ankesave nga ATK dhe Koordinator i seancave për rishqyrtim të ankesave nga Dogana.

Detyrat dhe përgjegjësitë :

Nga Udhëheqësi i Administratës së BPR, pritet t’i kryejë detyrat vijuese:

·    Vepron me iniciativë e përgjegjësi për realizimin e detyrave të punës dhe përgjegjësive administrative të BPR, duke u mbështetur në legjislacionin mbi të cilin është ngritur, vepron dhe merr vendime BPR;

·    Udhëheq administratën e BPR, për regjistrimin dhe përgatitjen e procedimin administrativ për ankesat e paraqitura në BPR, ndaj Vendimeve të Administratës Tatimore të Kosovës, të Bordeve komunale dhe të Doganës;

·    Drejton dhe mbikëqyr procedimin administrativ të ankesave të regjistruara, duke i përgatitur për mbledhjet e BPR (si njoftime, projektvendime, shkresa, etj)

·    Merr masa organizative dhe mbikëqyr realizimin e suksesshëm të mbledhjeve të BPR;

·    Merr vendime administrative, të cilat lidhen me veprimtarinë e administratës së BPR, në bazë të dispozitave ligjore në fuqi;

·    Raporton për veprimtarinë e BPR pranë Sekretarit të Përhershëm të MEF;

·    Mban lidhje me Institucione të tjera të Administratës Qendrore dhe Komunale, për realizimin e detyrave të punës së BPR;

·    Bashkërendon veprimtarinë me struktura të tjera, brenda dhe jashtë Ministrisë, për zbatimin e detyrave të punës së BPR;

·    Me miratim të Sekretarit te Përhershëm të MEF, merr pjesë në veprimtari, brenda dhe jashtë vendit, që lidhen me fushën e BPR;

·    Në përputhje me rregullat e Shërbimit Civil në Kosovë, është përgjegjës për zbatimin e legjislacionit në këtë fushë, në drejtim të rregullit, disiplinës, etikes, kualifikimit, etj., të Stafit të administratës së BPR.

Kualifikimi arsimor i nevojshëm :

·    Diplomë universitare në fushën juridike, ekonomi, apo administrim biznesi.

Përvoje pune, aftësi dhe njohuri :

·    Mbi 5 (pesë) vite përvojë pune në pozitë menaxhuese në Institucion Publik;
    
·    Njohuri a përvoje në fushën e legjislacionit dhe veprimtarisë së përgjithshme administrative të ATK, të Komunave, të Doganës së Kosovës;

·    Aftësi për të organizuar procedimin administrativ dhe në drejtim të hartimit të dokumentacionit shkresor;

·    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup, me stafin dhe më gjerë;

·    Kualifikime në fushën e administratës dhe hartimit të legjislacionit;

·    Integritet të lartë etik – moral;

·    Njohuri kompjuterike në MS Office, Excel, etj.;

·    Njohja e gjuhës angleze e preferuar.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim :

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është :
·    CV e saj/tij;
·    Fotokopje e Diplomës Universitare;
·    Dokumente të përvojës në pune dhe të kualifikimeve.

Paraqitja e Dokumentacionit për aplikim :

Aplikuesi, duhet të paraqesë dokumentacionin në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave në Prishtinë, e cila gjendet në Ndërtesën e Qeverisë së Republikës se Kosovës, pranë Zyrës së Arkivit të MEF në Katin e 12të.

Aplikimet mbyllen 15 (pesëmbëdhjete) ditë pas datës së publikimit në Gazetë.

Emrat e Kandidatëve, të cilët do të ftohen për intervistë, do të publikohen në sportelin e MEF.

MEF, ju siguron për një proces transparent dhe të barabarte punësimi, për femrat dhe pakicat.


<<  Klikoni këtu për të shkarkuar shpalljen >>    

Shpėrndaje artikullin:

Prapa

© Copyright - Agjencia - Ekonomia - 2005 - 2015 - All Rights Reserved | Powered by Refresh