28 Mars 2024

Interi kërkon informacione për transferimin e Andres Iniestas

Milano, 21 korrik - Mediat spanjolle raportojnë se Interi ka kërkuar informacione për transferimin në Milano, të mesfushorit 33 vjeçar të Barcelonës, Andres Iniesta.

Zikaltrit, prej kohësh janë në kërkim të një emri të madh në mesfushë, që do të sillte cilësi, eksperiencë dhe mbi të gjitha, të rizgjonte entuziazmin e ekipit dhe tifozëve.

Nainggolan dhe Vidal kanë qenë objektivat realë të zikaltërve, por për arsye të ndryshme, të dy këto tratativa duken të pamundura për t\'u realizuar.

Kështu, njeriu i merkatos te Inter, Piero Ausilio i ka kërkuar informacione kolegut të vet, Ariedo braidës, në lidhje me mundësitë e transferimit të Iniestës në Milano.

Mesfushori spanjoll është në vitin e fundit të kontratës me katalanasit dhe deri më tani nuk është diskutuar për rinovimin e saj, ndërsa te Inter janë të gatshëm t\'i ofrojnë një kontratë për dy sezonet në vijim.

Iniesta është pjesë e Barcelonës prej 21 vitesh, por i pyetur mbi mundësinë e largimit nga Katalunja, ai la çdo gjë të hapur duke thënë: \"Me Barcelonën çdo gjë është në rregull. Që të mendoj nëse dua të largohem apo jo, si fillim duhet të lindë një mundësi largimi\".

Krahas Iniestës, zikaltrit po negociojnë me Barcelonën, edhe afrimin e mbrojtësit anësor, Aleix Vidal. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)