28 Mars 2024

Diego Costa rinovon kontratën prej 75 milion euro me Chelsean

Londër, 15 shkurt - Diego Costa nuk do të transferohet në Superligën kineze. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, sulmuesi i përfaqësueses spanjolle ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Chelseat për rinovimin e kontratës edhe për 5 vite të tjera.

Gjithnjë sipas “The Sun”, akordi mes palëve për zgjatjen e bashkëpunimit flet për një shifër totale prej 67 milionë eurosh, shifër së cilës do t’i shtohen edhe 8 milionë euro të tjera në formën e bonuseve, që do të jepen në rast të arritjeve të objektivave.

Kjo do të thotë se Diego Costa do të përfitojë me kontratën e re plot 15 milionë euro në sezon.

Lajmi për arritjen e marrëveshjes mes Diego Costës dhe Chelseat i shuan përfundimisht shpresat e skuadrës Tianjin, që prej kohësh e kishte vënë në shënjestër sulmuesin 28-vjeçar të “bluve” të Londrës, duke i ofruar 35 milionë euro në sezon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)