25 Prill 2024

FIFA hap rast disiplinor ndaj Kosovës dhe Kroacisë

Gjenevë, 18 tetor - FIFA ka hapur rast disiplinor kundër Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Kroacisë, për shkak të thirrjeve anti serbe të tifozëve gjatë ndeshjes kualifikuese për kampionatin botëror, shkruan AP.

Tifozët e të dyja ekipeve janë dëgjuar duke brohoritur “Vrisni serbët”, në ndeshjen që u zhvillua në Shkodër të Shqipërisë, këtë muaj.

Ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve, që kur u anëtarësua në FIFA në muajin maj, Kosova e luajti në Shkodër të Shqipërisë, për shkak të mungesës së infrastrukturës sportive.

FIFA nuk ka treguar hollësi se kur do të jap vendimin për këtë rast.

Tifozët kroatë tashmë janë janë ndaluar të marrin pjesë në dy ndeshjet koalifikuese që do t’i zhvillojnë në shtëpi, pas FIFA i ka ndëshkuar për shkak të incidenteve dhe sjelljes së tyre në ndeshjet e mëparshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)