29 Mars 2024

Mourinho kërkon Isco-n

Madrid, 20 shtator -  Isco vihet në shënjestrën e Jose Mourinhos. Sipas asaj që publikohet të e përditshmja spanjolle AS, trajneri portugez u ka kërkuar drejtuesve të “Djajve të Kuq” që të tentojnë blerjen e futbollistit spanjoll në merkaton e muajit janar.

Në këtë sezon, Isco sheh që po luan shumë pak me fanellën e Realit të Madridit, kjo edhe për faktin se Zidane tashmë po beson më shumë te të rinjtë Vasquez dhe Asensio.

Është pikërisht kjo situatë nga e cila do të kërkojë të përfitojë Manchester United pavarësisht deklaratave të futbollistit për dëshirën për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll. Ky fillim sezoni ka rezultuar një dështim për Manchester United, gjë që ka shkaktuar edhe shtimin e kritikave në drejtim të trajnerit Murinho, i cili ka filluar të fajësojë lojtarët për humbjet e pësuara, diçka që kanë turbulluar jo pak skuadrën.

Por jo vetëm kaq, një tjetër çështje te Manchester United është Ëayne Rooney që nuk po zhvillon lojën e tij më të mirë. Tifozët kërkojnë që kapiteni i përfaqësueses angleze të lihet në stol, një presion që po ndihet shumë tek tekniku luzitan, i cili po kërkon pikërisht Iscon për të zëvendësuar sulmuesin anglez.

Manchester United do të synojë të sjellë Iscon në merkaton dimërore, por nuk dihet nëse do të jetë një blerje përfundimtare e kartonit të spanjollit apo marrja e tij në formën e huazimit. Një lëvizje e tillë mund të rezultojë pozitive edhe për vetë Iscon që do të aktivizohej për më shumë minuta në një klub prestigjioz si Manchester United.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)