29 Mars 2024

Higuain tek Juventusi për 90 milionë euro

Torino, 27 korrik - Gonzalo Higuain është lojtari i i Juventuesit për 90 milionë euro. Gjithçka është zyrtarizuar dje, teksa klubi bardhezi ka firmosur një kontratë 5 vjeçare, ndërkohë që Juventusi ka paguar klauzolën e dëmshpërblimit të kontratës.

Sulmuesi është shndërruar në futbollistin më të ri të klubit bardhezi pasi kampionët e Italisë kanë depozituar në Ligën Italiane të Futbollit dokumentacionin se kanë paguar klauzolën e largimit të El Pipitas nga Napoli si dhe kontratën e futbollistit.

Higuain cili përpara pak ditësh kaloi me sukses vizitat mjekësore ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë nga e cila do të përfitojë 7,5 milionë Euro në sezon.

90 milionë është shuma e përfituar nga Napoli për kartonin e lojtarit dhe jo 94,7 siç u përfol fillimisht, shifër të cilën Juventusi do ta paguajë në dy vite.

Transferimi i 28-vjeçarit te Juventusi është edhe blerja më e shtrenjtë e realizuar ndonjëherë nga një klub italian si dhe njëkohësisht goditja  më e madhe e kësaj vere në merkato.

Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej kohësh por mungonte vetëm zyrtarizmi, tashmë që edhe ai ka ardhur Gonzalo Higuain mund të nisë aventurën e tij të re te kampionët e Italisë. Me afrimin e golashënuesit më të mirë të Serisë A gjatë edicionit të kaluar, Juventusi vështirë se do të ketë rivalë në garën për titull edhe gjatë këtij sezoni.

Ajo e Higuain është blerja e 5-të e bardhezinjëve në këtë merkato pas Pjaniç, Dani Alves, Benatia dhe Marko Pjacas.

Ndërkohë për transferimin e Pogbasë te United drejtori i Juventusit, Marrota ka thënë se momentalisht gjithçka është ndaluar.

 “Pogba drejt Unitedit? Do të shohim kur gjithçka të përfundojë. Momentalisht gjithçka është ndaluar”, ka thënë ai. Faktikisht ai që ka bllokuar marrëveshjen është Mimo Raiola menaxheri i lojtarit që kërkon 26 milionë euro për transferimin e tij nga Unitedi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)