29 Mars 2024

Oda Amerikane lansoi Shkollën e Shahut Woodrow Wilson

Prishtinë, 22 korrik - Aftësia e planifikimit, e të menduarit dhe vendimmarrjes janë aftësi bazike të jetës, të cilat të gjitha shkollat duan t’iu mësojnë nxënësve.

Për t’i ndihmuar fëmijët të zhvillojnë këto aftësi bazike të jetës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në kuadër të fondacionit të saj lansoi Shkollën e Shahut Woodrow Wilson.

Shahu ndihmon në zhvillimin e trurit, sidomos në vitet e para të edukimit të fëmijëve, përmes të cilit fëmijëve u zhvillohet të menduarit kritik, vetëbesimi, vendosmëria dhe durimi.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosove tha se Oda Amerikane po lanson Shkollën e Shahut Woodrow Wilson me qëllimin që fëmijëve të moshës 6-14 t\'u ofrojë një mundësi për aktivitet të lirë, në të cilin pjesëmarrja është pa pagesë, duke i\'u mundësuar njëkohësisht zhvillimin e aftësisë së të menduarit kritik dhe vendimmarrjes strategjike, te cilat do t\'u shërbejnë në udhëheqjen e bizneseve në të ardhmen.

Mjeshtri i Shahut Albert Zenuni u shpreh entuziast për lansimin e shkollës së shahut, duke falenderuar Odën Amerikane për iniciativen, si dhe duke shprehur besimin e tij qe kjo iniciativë do të përhapet anembanë vendit e sidomos nëpër shkollat fillore.

Oda Amerikane priti sot fëmijët të cilët filluan udhëtimin e tyre të ri në Shkollën e Shahut Woodrow Wilson, të cilën pritën me shumë entuziasëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)