19 Prill 2024

De Biazi shpreson të marrë drejtimin e Anglisë

Tiranë, 28 qershor - Në një intervistë të dhënë për “Radio 1 Rai”, Xhani De Biazi e ka shprehur hapur dëshirën për të drejtuar kombëtaren e Anglisë.

“Tre Luanët” janë pa trajner pas largimit të Roi Hodson, i cili nuk ia doli të kualifikojë Anglinë në çerekfinale të “Euro 2016”-s.

I pyetur nëse ekzistonte mundësia që të largohej nga Shqipëria për të marrë drejtimin e Anglisë, kjo ishte përgjigja që dha tekniku i kuqezinjve.

“Ekziston si mundësi, nuk e di se sa e realizueshme është, por ekziston. Unë uroj që të ndodhë”, shprehet ai. “Timonieri” i kuqezinjve thotë se klauzola e vendosur në kontratë me FSHF-në ja bënte gjërat më të thjeshta, por ndarja me Shqipërinë do të ishte gjithmonë e vështirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)