29 Mars 2024

Alves prezantohet si futbollisti i Juventusit

Torino, 28 qershor - Dani Alves është prezantuar sot si futbollisti më i ri i Juventusit.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës ka nënshkruar me kampionët e Italisë një kontratë 2-vjeçare, që do ta mbajë në Torino deri në qershor të vitit 2018.

Në fjalën e mbajtur në “shtëpinë” e klubit torinez, Alves ka thënë se ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve me bardhezinjtë.

\"Për mua është një nder i madh që jam pjesë e Juventusit. Jam bashkuar me këtë ekip sepse e di që ky ekip ka një ëndërr, dhe unë dua të jem pjesë e saj. Kjo ëndërr është triumfi në Ligën e Kampionëve”, është shprehur ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)