20 Prill 2024

Rio zbulon fshatin olimpik

Brazilia, 25 qershor - Fshati olimpik \"Rio 2016\" u zbulua për mediat ndërkombëtare, teksa qyteti brazilian bën përgatitjet e fundit për Lojërat Olimpike.

Ngjarja përkoi me Ditën Olimpike, përvjetori zyrtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, pothuajse një muaj përpara mbërritjes së sportistëve të parë në këtë kompleks.

Fshati do të strehojë më shumë se 17 mijë sportistë dhe zyrtarë gjatë Olimpiadës, si dhe 6 000 veta gjatë Paralimpiadës.

Fshati është i pajisur me palestër 24-orëshe, qendër multifetare, dyqan lulesh, markete, bankë, postë, floktore dhe sallon bukurie. Në një mensë të madhe do të shërbehen më shumë se 60 mijë vakte ushqimi në ditë, gjatë periudhës së Lojërave Olimpike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)