25 Prill 2024

Qeveria ndan mjete për renovimin e Stadiumit “Adem Jashari”

Prishtinë, 24 qershor - Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për renovimin e Stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, me qëllimin që ky objekt sportiv të jetë funksional sipas standardeve të rekomanduara nga UEFA dhe FIFA, për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit.

 
Kryeministri Isa Mustafa, me këtë rast tha se është trajtuar mundësia që ky vendim të bëhet përmes rishikimit të Buxhetit, duke qenë një proces më i rregullt.

“Mirëpo, meqenëse kushtet që i ka vënë FIFA janë kushte të cilat nuk presin, ndërkaq derisa të hyj në fuqi ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për ndryshimin e Buxhetit është një periudhë e caktuar kohore, e cila na i prolongon punët të cilat duhet të bëhen në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, është dhënë ky propozim që këtë ta bëjmë, me kusht që pastaj të riplotësohet pjesa e rezervës buxhetore gjatë rishikimit të Buxhetit dhe të shfrytëzohen të gjitha burimet tjera të cilat i ka Ministria e Kulturës, në mënyrë që të plotësohet pjesa tjetër, sepse është fjala për një investim, me sa kemi informata, ndërmjet 1 milion e 100 mijë deri në 1 milion e 200 mijë euro. Kjo është vlerë e parallogaritur. Vlera e vërtetë është vlerë që pastaj do të përcaktohet në fazën konkurruese”, tha kryeministri Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)