27 Prill 2024

Mustafa në darkën e shtruar për nder të Kombëtares Shqiptare të Futbollit

​Tiranë, 23 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me ftesë të homologut nga Shqipëria, Edi Rama, mori pjesë në darkën solemne të shtruar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë për nder të arritjes në Atdhe të Ekipit Kombëtar Shqiptar nga Kampionati Evropian i Futbollit, “Francë 2016”.

Kryeministri Isa Mustafa përshëndeti të gjithë lojtarët e Kombëtares, duke shprehur respektin e popullit dhe të institucioneve të Kosovës me Kombëtaren Shqiptare, për atë që ka demonstruar në Francë, ku me dinjitetin e dëshmuar bënë krenar të gjithë shqiptarët.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka shprehur konsiderata të veçanta për tifozët shqiptarë për përkrahjen e tyre shembullore.

Të pranishëm në këtë pritje ishin edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, drejtuesit e partive opozitare të Kosovës, Visar Ymeri dhe Ramush Haradinaj, përfaqësues të partive dhe personalitete tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)