24 Prill 2024

Sigal Prishtina shpreh mirënjohjen për sukseset e basketbollit

Prishtinë, 22 qershor - KB Sigal Prishtina shpreh mirënjohjen më të lartë për sukseset e basketbollit kosovar të viteve të fundit në të gjitha nivelet duke konsideruar që kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë në njohjen dhe afirmimin e tij në arenën nderkombëtare.

KB Sigal Prishtina shpreh shqetësimin më serioz të mundshëm me gjendjen ekzistuese infrastrukturore, e cila jo vetëm që nuk i përmbushë standardet ndërkombëtare, por tashmë për shkak të mungesës së infrastrukturës nuk do të mund të vazhdojmë garimin tonë në garat e FIBA-së.

Duke qenë të vetëdijshëm për këtë gjendje dhe duke marrë parasysh thirrjet e shumta që kemi bërë drejt organeve përgjegjëse konsiderojmë që ky është momenti i fundit për të ndërrmarrë masa konkrete që kjo gjendje të përmirësohet para fillimit të edicionit të ri, e sidomos edhe për faktin që sivjet reprezentacioni i Kosovës duhet t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Eurobasket.

Përvec kësaj zgjidhjeje afatshkurtër për sezonin që vjen, tregojmë gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet, në vecanti me Komunën e Prishtinës, që të bëjmë një zgjidhje afatgjatë për ndërtimin e një palestre e cila i plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare dhe që i shërben zhvillimit të sportit në përgjithësi, të basketbollit në vecanti, si dhe të gjithë sportdashësve e qytetarëve të kryeqytetit tonë.

Gjendja në të cilën ndodhemi është shumë serioze, si dhe njëkohësisht është për keqardhje të madhe që një klub me kaq suksese edhe brenda edhe jashtë Kosovës të mos ketë ku t’i zhvillojë aktivitetet e veta, e për më keq edhe t’i pamundësohet pjesëmarrja në garat ndërkombëtare.

KB Sigal Prishtina i bën edhe një herë thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të ulemi sa më shpejtë që të gjejmë zgjidhjet e lartpërmendura afatshkurtëra dhe afatgjata.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)