26 Prill 2024

Mbahet Olimpiada shkollore për shkollat shqipe në diasporë

Prishtinë, 24 maj - Përfundoi “Olimpiada e nxënësve 2016” në Melk të Austrisë, ku morën pjesë nxënës të shkollave shqipe në diasporë: nga Gjermania, Austria, Italia dhe qyteti i Melk-ut, si dhe nxënës nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Ky aktivitet u organizua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë/shërbimi konsullor, Ministria e Diasporës  dhe nga Komuna Melk e Austrisë, i mbështetur nga Rrjeti i Studentëve dhe të Rinjve Shqiptarë, si dhe nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri.

Garat sportive në shumë disiplina u zhvilluan në terrenet sportive të qytetit të Melk-ut.
Në hapjen zyrtare të “Olimpiadës shkollore 2016” morën pjesë ministri i Diasporës, Valon Murati; kryetari i qytetit Melk, Thomas Widrich; konsulli i Republikës së Kosovës, Imer Lladrovci; ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Roland Bimo, si dhe personalitete të tjera të nivelit republikan dhe lokal të autoriteteve austriake.

Në fjalën hyrëse të këtij aktiviteti, ministri Valon Murati, pasi i përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi Komunën e Melk-ut për përkrahjen e kësaj olimpiade, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të konsullit Lladrovci e bashkëpunëtorëve të tjerë, i uroi fëmijët për suksese.

“Jam i nderuar që sot, së bashku me të gjithë ju, jemi në Melk për olimpiadën e parë shkollore për shkollat shqipe të diasporës, duke përfshirë edhe nxënës të trevave shqiptare. Le të jetë kjo një nismë tjetër jona për të promovuar mësimin e gjuhës dhe të kulturës shqiptare në diasporë, si dhe shoqërimin dhe integrim tuajin sa më të mirë vendet ku jetoni, përmes sportit dhe mësimit”.

Kryetari i qytetit Melk, Widrich, u uroi mirëseardhje mysafirëve dhe i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje në këtë garë.

“Jemi të gëzuar dhe të privilegjuar që sot kemi mbi 150 nxënës, mësues dhe prindër shqiptarë nga shume vende të Evropës, të cilët do të luajnë, garojnë, socializohen, por edhe do ta gjallërojnë qytetin tonë”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)