26 Prill 2024

Varane mund të largohet nga Reali

Madrid, 6 maj - Raphael Varane po mendon largimin nga Reali i Madridit në fund të klëtij sezoni.

Sipas asaj që publikohet në median franceze, mbrojtësi nuk e ka përtypur faktin që në 3 ndeshjet e fundit në Champions nuk u aktivizua si titullar, ndërkohë që në kampionat në muajin e fundit ai ka qenë gjithnjë zgjedhja e parë e Zidane.

Kjo ka bërë që të marrë në konsideratë mundësinë e nisjes së një aventure të re ne një klub tjetër dhe kandidatët nuk i mungojnë.

Dy prej skuadrave më të rëndësishme që po monitorojnë situatën e futbollistit francez, Bayern dhe Manchester United.

Skuadra bavareze sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Carlo Ancelotti, ndërsa te Manchester United pritet ardhja e Jose Mourinhos edhe pse nuk ka ende asnjë konfirmim për këtë.

Nëse portugezi do të bëhet pjesë e “djajve të kuq”, ai do të nisë menjëherë tentativat për të siguruar shërbimin e Varane të cilin kërkoi ta sillte edhe në “Stamford Bridge” në kohën kur drejtonte Chelsean.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)