20 Prill 2024

Urojnë për pranim ne UEFA

Prishtinë, 3 maj - Lidërët e vendit kanë uruar FFK-në, për pranim në UEFA.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë futbolldashësit për pranimin e Kosovës në UEFA.

“Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare - disa lojë do t’i fitojmë, disa do t\'i humbim, por kurrë më s\'do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar të gjithë shqiptarët për pranimin e shumëpritur në UEFA.
I pari i Kuvendit, ka thënë se më në fund izolimit të futbollit i erdhi fundi.

“Dita e shumëpritur e daljes së futbollit tonë nga izolimi i padrejtë dhe i tejzgjatur, më në fund erdhi. Urime të gjithëve për këtë fitore të madhe për Kosovën! Tanimë jemi anëtarë me të drejta të plota në UEFA dhe futbollistët tanë mund të shpalosin talentin e tyre nëpër stadiumet më prestigjioze ndërkombëtare”, ka shkruar Veseli në “Facebook”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka përgëzuar Kosovën për pranim në UEFA.

Ai ka thënë se vendi ynë po përjeton një periudhë të sukseseve të jashtëzakonshme.

“Ndihem shumë i lumtur dhe krenar që shteti ynë sapo arriti edhe një sukses kulminant historik. Futbolli i Kosovës nga sot është anëtar i familjes evropiane të futbollit, UEFA-s. Shumë shpejt edhe i FIFA-s. Kosova po përjeton një periudhë të sukseseve të jashtëzakonshme. Rezultatet kulminante, produkt i përkushtimit tonë dhe përkrahjes së miqve ndërkombëtar, do të vazhdojnë në ditët në vijim. Të ndihemi krenar me Atdheun tonë!”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)