19 Prill 2024

Mustafa dha shpërblimin për Majlinda Kelmendin

Prishtinë, 25 prill - Në një ceremoni zyrtare, të organizuar në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në të cilën morën pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u dhanë Shpërblimeve Shtetëror për xhudisten Majlinda Kelmendi, fituese e Medaljes së Artë në Kampionatin Evropian të Shudos, që u mbajt në Rusi, për Nora Gjakovën, fituese e Medaljes së Bronztë në këtë kampionat, si dhe për trajnerin e xhudisteve, Driton Kuka.

Kryeministri Mustafa i pranishëm në këtë takim ka vlerësuar lartë paraqitjen e sportistëve kosovarë në garat ndërkombëtare, dhe njëkohësisht premtoi mbështetje për ta. Më tej kryeministri Mustafa u shpreh se Qeverisë së Republikës së Kosovës i shpreh mirënjohje të madhe ekipit të xhudosë së Kosovës për afirmimin e Kosovës, afirmimin e të rinjve të Kosovës jashtë, dhe sporteve të Kosovës, duke shtuar se kjo një mënyrë shumë më e mirë e përfaqësimit të vlerave të Kosovës.

Shpërblimet Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultate Kulmore, jepen në bazë të Rregullores Nr. 15/2013 për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultate Kulminante në Garat Ndërkombëtare, dhe sipas kësaj rregullore, fituesja e Medaljes së Artë shpërblehet me shumën prej 20 mijë eurosh ndërsa fituesja e Medaljes së Bronztë shpërblehet me 8 mijë euro. Ndërkaq, trajneri shpërblehet me gjysmën e shumës së fituesve, 10 mijë, përkatësisht 4 mijë eurosh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)