25 Prill 2024

Manchester ndan 385 milionë euro për angazhimin e përforcimeve

Manchester, 11 shkurt - Jose Mourinho pritet të emërohet menaxher i ri i Manchester Unitedit.

Strategu portugez është favorit për të zëvendësuar Louis van Gaalin, pas përfundimit të këtij sezoni.

Kurse, tabloidi britanik “Daily Star” ka njoftuar se Mourinho do të ketë në dispozicion një fond të madh në postin e ardhshëm në Old Trafford.

Mourinho do të ketë në arkë 385 milionë euro për angazhimin e përforcimeve, gjatë afatit kalimtar të verës.

Kurse, në krye të listës së kërkesave është sulmuesi i Barcelonës, Neymar. Mourinho është i lirë pas shkarkimit nga posti i Chelseas, më herët gjatë këtij sezoni.

Ndërsa, ai besohet se është i përzgjedhuri nga krerët e Manchester Unitedit për pasardhës të holandezit Van Gaal, i cili do të largohet nga detyra në fund të këtij sezoni, një vit para skadimit të kontratës së tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)