25 Prill 2024

Jan Oblak zgjat kontratën me Atletico Madrid

Madrid, 9 shkurt - Jan Oblak do të jetë portieri i Atletico Madrid deri në vitin 2021. Lajmi është bërë i ditur nga klubi madrilen në faqen e tij zyrtare në internet.

Në këtë mënyrë, portieri slloven zgjat edhe një vit më shumë kontratën e tij aktuale, që skadonte në vitin 2020.

Këtë sezon ka pësuar vetëm 11 gola dhe është portieri më pak i mundur i kampionatit spanjoll.

“Jan Oblak dhe klubi ynë kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2021. Kontrata u firmos në Vicente Calderon ditën e martë”, njofton Atletico Madrid.

Portieri 23-vjeçar ka ardhur te Atletico sezonin e kaluar nga Benfica dhe paraqitjet e tij të mira kanë bërë që të jetë titullari fiks i skuadrës “colchoneros”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)