08 Maj 2024

Ronaldo mund të largohet nga Reali në vitin 2018

Madrid, 8 shkurt - Cristiano Ronaldo ka deklaruar se mund të largohet nga Real Madrid në përfundim të kontratës së tij në vitin 2018.

Kohët e fundit kanë qarkulluar shumë zëra që e lidhin yllin portugez me Paris Sënt Zhermenin apo ish-ekipin e tij Mançester Junajtid.

I pyetur rreth së ardhmes së tij, gjatë dhënies së çmimit “Pichichi”, për golashënuesin më të mirë të La Liga-s të vitin të kaluar, “CR7” ka deklaruar: “Është një privilegj që ndodhem këtu. Dhe kam dëshirë të qëndroj edhe për dy sezone të tjera, më pas të shohim”.

Luzitani ka dhënë edhe një mesazh për tifozët “Los Blancos”.“Të shpresojmë që tifozët të na mbështesin siç na kanë mbështetur deri tani. Ata janë spektakolar. Ne do të japim gjithçka nga vetja për të fituar edhe njëherë Ligën e Kampionëve”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)